Pronat e kopshtit botanik, FSHN kundër qeverisë
Dekani i Fakultetit të Shencave të Natyrës, pas një mbledhje të jashtëzakonshme ka dalë kundër VKM-së së qeverisë për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të Kopshtit Botanik.

Në deklaratën shpërndarë për mediat dekanati shprehet se vendimi cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë.

“Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme të datës 22.07.2019 mori në shqyrtim me shumë seriozitet e shqetësim VKM e fundit të Këshillit të Ministrave nr 510, datë 17.07.2019 “Përkalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.

Dekanati shprehet unanimisht kundër këtij vendimi arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965për krijimin e Kopështit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.

Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës”, - shkuhet ndër të tjera në deklaratë.
Shtuar më 22/07/2019, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori