E FUNDIT/ Studentët sulmojnë Ramën, ka të shoqëruar
Shokuese/ Pronarja e kopështit ka dhunuar djalin për dy orë
Pëlqej
Kamera e fshehtë ka xhiruar për gjashtë orë ku ndër to dy orë kanë qënë dhunë fizike dhe psikologjike. I referohemi videos e cila ka prekur mbarë opinionin publik, ku pronarja e kopështit dhunoi fëmijën 3 vjeç.

“Panorama Online” ka mësuar detaje të reja nga skandali i dhunimit të fëmijës tre vjeçar në kopeshtin privat “Diren”. Burime të “Panoramës” brenda televizionit që siguroi pamjet, thonë se edukatorja, pronare e kopeshtit, Anjeza Shabani, e ka dhunuar për dy orë rresht fëmijën tre vjeçar.

Nuk bëhet fjalë vetëm për dhunë fizike, por edhe psikologjike. Kamera e fshehtë ka xhiruar për më shumë se gjashtë orë në kopeshtin në fjalë, ndërsa nga këto gjashtë orë regjistrime, dy orë ishin të mbushura me dhunë verbale, psikologjike dhe fizike. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2016, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori