Pronar i 5 hoteleve në Belgjikë, kush është biznesmeni që shoqëronte Fjolla Morinën
Arrestimi i këngëtares Fjolla Morina vazhdon të jetë në qendër të mediave. Aktualisht ajo po vuan dënimin ‘arrest shtëpie’ në një shtëpi pranë gjykatës së Kukësit.

Nga pamjet e siguruara është vënë re se Fjolla shoqërohet nga dy vajzat e saj, ku më e vogla u bë shkas që ajo të merrte edhe masën e sigurisë.
Por të gjithë janë kuriozë se kush ishte personi që e shoqëronte këngëtaren në makinën e saj “Audi Q7”, ku iu gjetën dy pistoleta.

Bëhet fjalë për biznesmenim Fisnik Syla. Ai është personi që i dhuroi makinën luksoze disa ditë para ngjarjes dhe në videon e publikuar nga Fjolla, në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli, fytyrën e të cilit ajo nuk e tregoi.

Thuhet se Fjolla është në një lidhje me biznesmenin më të ri në moshë, i cili jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh.

Nuk dihen më shumë detaje për lidhjen e tyre, por nga postimet e fundit në rrjetet sociale, Fjolla dukej shumë e lumtur.
Shtuar më 26/09/2020, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori