Pronar i 5 hoteleve në Belgjikë, Fjolla Morina bën publik biznesmenin që i propozoi për martesë
Si për ta larguar të gjithë vëmendjen nga sulmet, komentet dhe spekulimet pas ngjarjes së fundit në doganën e Morinës, ku këngëtares nga Kosova iu gjetën dy armë në çantë, Fjolla Morina, pak ditë më parë postoi një video ku tregonte propozimin për martesë.

Sot Fjolla ka postuar një foto krah Sylës dhe shkruan se dashuria e tyre ka fituar pavarësisht pengesave dhe vuajtjeve. "Thone qe 'Ne dashuri fiton kush iken'. Nuk eshte e vertete. Ne dashuri fiton ai/ajo qe rri.

Dashuria nuk eshte e lehte! Ne dashuri duhet te dish te ndash dhimbjen, pasjonin, vuajtjet . Ndonjehere dashuria ve ne dyshim gjithcka qe ti ke besuar por kur dashuria eshte e vertet ateher ajo eshte ne gjendje te superoj cdo veshtiresi cdo pengese sepse dashuria fiton mbi gjithcka. Ne ne cdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua", shkruan Fjolla.

Fisnik Syla, së bashku me familjen e tij, zotëron pesë biznese në Sint-Niklaas, në Belgjikë. Familja është larguar në Belgjikë kur Syla ishte vetëm 8 vjeç. Fillimisht e nisën me hotelin ‘De Ville” dhe “T Goe Gevoel” në Grote Markt, bar-rostiçeri “Pic Nic” dhe “Ardhmëria”, në Nieuëstraat.

Shumë shpejt, familja Syla pret që të hapë edhe një dyqan të ri në ambientet e hotelierisë “De Gouden Arend”, në Grote Markt.

Shtuar më 21/10/2020, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori