Prokurorja Afërdita Ndoi i shpëton sitës së Vettingut
Afërdita Ndoi është konfirmuar në detyrë pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë pasi e ka kaluar vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit e Ndoit, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, ndërsa prokurorja ka marrë shumicën e votave.

Prokurorja pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, Afërdita Ndoi u përball me Vetingun më 7 tetor për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese pasi shqyrtoi provat dhe fakte dhe dëgjoi subjektin e rivlerësimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores. Prokuroja Afërdita Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shtuar më 08/10/2020, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori