Prokuroria: SAC ka qenë e konfiskuar në SHBA
(UPDATE) “Kompania “Southern Ammunition Company Inc” (SAC) është kompani jo e licensuar për demontimin e armëve. Kompania amerikane është e konfiskuar në SHBA”, kështu ka deklaruar prokuroria sot në seancën e radhës për tragjedinë e 15 Marsit në Gërdec në Gjykatën e Tiranës.

Prokurori Genci Hana deklaroi se kompania SAC rezulton të ketë qënë e konfiskuar në SHBA, dhe nuk ishte e licensuar për demontimin, duke vërtetuar sipas tij, se kjo kompani nuk duhej të ishte përzgjedhur per te kryer procesin e demontimit në Gërdec.

Por, materiali i prokurorit Genci Hana është kundërshtuar nga avokati mbrojtes i të pandehur Mihal Delijorgji, drejtori i kompanise Alba-Demil, Maksim Haxhia. Sipas tij, prokuroi Hana po mban nje qendrim diferencial, pasi keto prova nuk mund të administrohen në dosje të organit të akuzës. Sipas avokatit Haxhia, prokuroria po paraqet prova per kompanine amerikane SAC, dhe Patrik Henrin, në një kohë që nuk i ka të pandehur.

Por, seanca e sotme ka vijuar me debate të ashpra edhe në pikat kur Prokurori Genci Hana, ka lexuar para trupit gjykues një material prej 20 faqesh, duke argumentuar provat, me te cilat vertetohen akuzat se ish-drejtuesit e uzinave në Gramsh e Polican mashtruan me të dhënat për demontim, duke i lënë prioritet Gërdecit.

Sipas prokurorit Hana, uzina e Gramshit dhe e Policanit, ishin në gjendje të mirë për të kryer demontimin e të gjitha kalibrave të municioneve, por dy ish-drejtoret perkatesisht, Fiqeret Mato dhe Lavdi Shatro, tani te pandehur në proces, në bashkepunim me drejtorin e firmes Meico, Ylli Pinari, kanë paraqitur të dhëna te rreme, për të favorizuar Gërdecin si vend për të kryer demontimin e municioneve. Në materialin e lexuar nga prokuroria theksohej dhe ish-drejtoret Mato e Shatro, deklaruan se ne keto dy uzina shteterore nuk mund te kryhej demontimi pasi mungonin kushtet teknologjike dhe kosto ishte e larte.

Me tej, Seanca gjyqësore ka vijuar me analizimin e provave shkencore.
Shtuar më 11/10/2010, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori