Arrestohet shoferi i droguar në Tiranë

Një shtetas që po drejtonte automjetin nën drejtimin e lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Tiranës.

Ka shkuar në 28 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B.

Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi E. B. drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/ 


Shtuar 16.08.2023 12:52