Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për skandalin e Panamasë
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për skandalin e Panamasë. Ky hetim ka nisur pas publikimit të lajmit në media, se në këtë skandal janë të përfshirë edhe kompani shqiptare dhe biznesmenë shqiptarë.

Lidhur me këtë skandal, Prokuroria thotë se do të bashkëpunojë për të hedhur dritë mbi këto dyshime, si dhe do të hetohet për përfshirjen e mundshme të kompanive shqiptare dhe kompanive të huaja që operojnë në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2016, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori