Prokuroria e Belgjikës kërkon të merret në pyetje kreu i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “
Toyota Yaris” në muajin qershor të vitit të kaluar në Durrës.
Pas kësaj kërkese Kriemt e Rënda kanë caktuar një seancë pyetjesh për kreun e Partisë
Demokratike.
Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar,
ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “
Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.
Mjeti tip “
Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit,
ndërsa sot në pyetje janë marrë personat e mësipërm, të cilët kanë mohuar të kenë patur dijeni pë sasinë e parave.
Kujtojmë se për këtë rast ka patur edhe akuza të forta politike mes Partisë
Demokratike, i cila ka treguar gishtin drejt Taulant Ballës, si të përfshirë. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke paditur Bashën në gjykatë,
ndërsa përballja mes tyre vijon.
Shtuar më 11/06/2019,
ora 16:08