Prokurorët vijnë me prova të reja sekrete, rëndohet situata për Tahirin
Prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë ardhur me prova të reja në Komisionin e Mandateve të Kuvend. Prokurori Besim Hajdarmataj theksoi se kanë në dorë prova të reja sekrete që do t'ja vënë në dispozicion këshillit.

"Kemi mundur të sjellim disa prova të reja duke qenë se jemi në fazë hetimi. Kemi adminstruar tashmë një pjesë të mirë të provave të ardhura nga drejtësia italiane"., - tha ai.

Ndërkohë, avokati i Tahirit theksoi se duhet parë nëse këto prova janë diçka e re apo ato që janë përfshirë në dosjen e Prokurorisë së Katanias, të cilat tashmë janë publike. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori