Prokurorët që kërkuan arrestimin e Tahirit, kushërinj të Berishës?
Pëlqej
Ditën e sotme u përfol se tre prokurorët të cilët do të mbronin akt-akuzën në Komisionin e Sigurisë dhe Mandateve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ishin në lidhje farefisnore me ish-kryeministrin Berisha.

Për këtë ka reaguar këshilltarja e Berishës, Erla Mëhilli e cila në një postim në rrjetin social ‘facebook’ shkruan se ky është një trillim banal i mediave të kapura nga kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

Sot, mediat e kontrolluara nga Edi Rama kane shperndare nje trillim banal te tij, i cili ne nje panik te papermbajtur ka gjetur si mburoje per Sajmir Tahirin nje shpifje dhe trillim bajat, sipas te cilit prokuroret e çeshtjes “Tahiri” jane kusherinj te ish kryeministrit Berisha dhe djalit te tij, Shkelzen Berisha.

Lidhur me sa me siper, i deklaroj opinionit publik me pergjegjesi te plote se nuk ekziston asnje lidhje farefisnore apo e çdo lloji tjeter midis ish kryeministrit Berisha dhe djalit te tij dhe prokuroreve te çeshtjes se Sajmir Tahirit. Por ky trillim deshmon qarte dhe nje here tmerrin qe ka kapur kupolen e narko-shtetit ne Shqiperi!
Shtuar më 20/10/2017, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori