Projekti për hekurudhën Bari-Durrës-Tirane-Shkup-Sofje-Varna
Pëlqej
Bashkimi Europian do të investojë rreth 30 milionë euro në segmentin Manastir-Kremenicë të hekurudhës maqedonase nëpërmjet fondeve të para-pranimit, që do të rivendosin lidhjen me Greqinë nëpërmjet Manastirit.

BE njofton gjithashtu se do të realizojë një projekt për përfundimin e hekurudhës nga Kriva Palanka në kufirin Maqedoni-Bullgari dhe do të financojë ndërtimin e pjesës 31 kilometra nga Kumanova në Bjelakovce në korridorin e transportit 8 Lindje-Perëndim.

Bullgaria po përdor tashmë fondet e BE-së për të përfunduar pjesën 2 kilometra të hekurudhës në kufirin maqedonas. Hekurudha është një nga mënyrat më të shkurtra të lidhjes së Evropës jugore me Azinë qendrore dhe Lindjen e Mesme. Projekti per hekurudhen nis ng Bari, Durres, Tirane, Shkup, Sofje dhe perfundon ne Varna. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori