Projekti, Berisha: Tirana metropol europian
Në ceremoninë e çeljes së konkursit për zgjatimin e Bulevardit të kryeqytetit ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha i cili vlerësoi këtë projekt duke e cilësuar atë si një fillim të ri për të ardhmen e këtij qyteti ndërsa nuk ka lënë pa akuzuar sërish kreun e opozitës Edi Rama si një person të dështuar në drejtimin e bashkisë.

“Paraardhësi ishte një piktor i dështuar, jo për faktin se nuk i shiteshin veprat por nuk kuptonte se njerëzit nuk kanë vetëm nevojë të shohin por edhe të ecin, kjo është urbanistika dhe ky është dimensioni që qyteti pret. Le ta konsiderojmë këtë një fillim premtues për Tiranën metropol europian.”- u shpreh kryeministri.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë premtoi mbështetjen e tij për t’i dhënë Tiranës dimensionin e munguar dhe mundësinë për të zhvilluar potencialet e saj. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2012, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori