Projektbuxheti i 2012, 720 punonjës largohen nga puna
Qeveria shqiptare ka parashikuar në projektbuxhetin 2012">2012 shkurtime të vëndeve të punës në Institucionet buxhetore, ku në vitin e ardhshëm 720 punononjës do të largohen nga administrata publike.

Qeveria ka përcaktuar në projektbuxhetin 2012">2012 se numri i përgjithshëm i të punësuarve në institucionet buxhetore do të jetë 88,640 vetë, me ulje 0.8 për qind në krahasim me numrin e përcaktuar në buxhetin e rishikuar të këtij viti. Ministria e Mbrojtjes, ajo e Arsimit dhe e Shkencës si dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të pësojnë shkurtimet më të mëdha, ndërsa Ministria e Brendshme pritet të rrisë numrin e punonjësve

Sipas gazetës ‘Shqip’, stafi i Ministrisë së Mbrojtjes do të shkurtohet nga 11,735 vetë në 11 mijë vetë. Të punësuarit në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës do të ulen nga 39,028 në 38,901 vetë, ndërsa në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të ulet numri i të punësuarve nga 615 në 552 vetë. Kjo nënkupton reduktim të numrit të diplomatëve me 10 për qind, në krahasim me këtë vit, një shkurtim ky që mund të konsiderohet drastik. Rritje të konsiderueshme do të njohë Ministria e Brendshme, stafi i së cilës do të shtohet me 197 vetë.

Në total, sektori publik, ku përfshihet administrata buxhetore dhe kompanitë nën pronësi publike, punësojnë 167 mijë shqiptarë, ose një të tretën të të gjithë shqiptarëve që janë të punësuar kundrejt pagës në para. Ndërkohë, të vetëpunësuarit në bujqësi konsiderohen si të punësuar me pagesë në natyrë.

Shpenzimet për paga janë në të njëjtën kohë rreth 3.6 për qind më të larta se një vit më parë ose rreth 1.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet për sigurimet shoqërore janë rreth 210 milionë lekë më shumë ose rreth 3.7 për qind më të larta, se një vit më parë./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori