PROFIL/ Kush është Mesud Barzani, kurdi që po sfidon katër shtete me pavarësinë e Kurdistanit

Pëlqej
Iraku i Veriut mban referendumin sot për shpalljen e pavarësisë së zonës së banuar nga kurdët etnike prej territorit të Irakut.

Përveç qeverisë së Bagdatit, një shtet kurd në rajon ka shkaktuar mjat shqetësim në tre shtete të tjera si Turqia, Irani dhe Siria, në të cilët jetojnë një numër i konsiderueshëm kurdësh që sot po shohin realizimin e ëndrrës së tyre të madhe, shtetit të pavarur kurd, shkruan Albeu.com.

Zona, cila po zhvillon referendumin sot është shpallur territor autonom dhe njihej nga qeveria e Irakut prej vitesh, por ata nuk janë mjaftuar me kaq, por duan të shpallin pavarësinë.

Por, situata nuk është kaq e thjesht dhe Turqia, Irani dhe Siria shqetësohen me të drejt.

Iraku i Veriut cilësohet si Kurdistani Jugor nga nacionalistët kurd, ndërkohë që territore të mëdha të banuar nga kurd gjenden në Turqinë jug-lindore, Sirinë e Veriut dhe Jug-Perëndim të Iranit.

Sigurisht që shteti i ri do të ishte "Toka e Premtuar" e të gjithë kurdëve të zonës, shkruan Albeu.com.

Përtej kërcënimeve të hapura nga të trija shtetet dhe sidomos nga Turqia dhe Irani, Presidenti i Irakut Verior, Mesud Barzani është shprehur se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për pavarësi edhe sikur t'a dinin që në fund të rrugës i pret vdekja.

Një sfidë për të katër shtetet.

Po kush është Mesud Barzani, Presidenti i Kurdëve të IrakutVeriut

Mesud Barzani ka lindur në viti 1946 në zonën qytetin kurd në territorin e Iranit, Mahabad. Ai është djali i Mustafa Barzanit, një nacionalist i hershëm kurd, i cili ka mbajtur kontakte të ngushta me Britaninë e Madhe dhe SHBA-të.

Ka tetë fëmijë, pesë djem dhe tre vajza.

Mban gjithnjë veshje ushtarake, edhe në takimet zyrtare të nivelit të lartë siç ishte ai me Presidentin e SHBA-ve, George Bush në vitin 2005.

Ai është Presidenti i IrakutVeriut që prej vitit 2005 dhe për momentin i ka mbaruar mandati si i tillë duke shkaktuar jo pak debate për këtë çështje.

Barzani ka luftuar kundër ushtrisë së Sadam Husseinit gjatë luftës Iran-Irak me qëllim zgjerimin e territoreve të qeverisura prej kurdëve brenda Irakut, shkruan Albeu.com.

Pas përfundimit të luftës, ushtria e Sadam Husseinit ndërmori një ofensivë "ndëshkuese" ndaj kurdëve që u radhitën me Iranin duke vrarë mijëra banorë lokale.

Më e përgjakshmja ishte sulmi me armë kimike në zonën e Halabças ku brenda pak minutash u vranë më shumë se 5 mijë gra, pleq dhe fëmijë të etnisë kurde.

Ndërkohë që vijonte lufta për ndarjen e pushtetit brenda zonave të drejtuara prej kurdëve, Barzani i kërkoi ndihmë Sadam Husseinit për të luftuar rivalët e tij të Unionit Patriotik të Kurdistanit të udhëheqir nga Xhalal Talabani. Ushtria e Irakut zyrtar e ndihmoi dhe Talabani u arratis në Iran.

Familja e Barzanit ka qenë vazhdimisht pranë pushtetit si në kohën e babait të tij ashtu edhe me bijtë dhe ka mjaft akuza se të afërm të tij zotërojnë biznese miliarda dollarëshe në zonë.

Si Presidenti i IrakutVeriut, Barzani është pritur në Shtëpinë e Bardhë ngë Presidenti George Bush, vetë Papa në Vatikan, nga Mbreti Saudit, kryeministri italian Berlusconi në Romë, etj.

Shpallja e pavarësisë së IrakutVeriut nga Bagdati zyrtar duket të jetë sfida më e madhe e tij ndërkohë që duket të ketë një mbështetje të madhe edhe nga shtete të fuqishme në botë. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2017, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori