Profesori i njohur bën deklaratën e fortë: Sot nuk do uroj as fëmijët e as mësuesit, vajtja në shkollë ska kuptim
Ditën e sotme ka filluar viti i ri shkollor për kopshtet, shkollat fillore ato 9 vjeçare dhe të mesme. Në total janë 386 mijë nxënës u ulen në bankat e shkollës, prej tyre 24 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

E kur të gjithë urojnë një vit të mbarë për nxënësit dhe mësuesit, profesori Erion Kristo ka vendosur të mos japë as edhe një urim.

Ditën e sotme ai ka vendosur të bëjë një deklaratë të fortë në Facebook ku shrehet se nuk do t’i urojë në këtë ditë të veçantë as fëmijët e as mësuesit.

Në deklaratën e tij Kristo jep mendimin se vajtja në shkollë nuk ka kuptim dhe se ne drejtohemi nga të paditur.

"Sot nuk do t’i uroj fëmijët, as mësuesit, as prindërit për fillimin e vitit shkollor. Le t’i urojnë "baballarët" e kombit. Le që harrova: ku kemi ne "baballarë kombi"? Po nëse nuk kemi baballarë, pse i nderoni ata që ju ç’nderojnë? Nuk mundem t’iu uroj, sepse vajtja në shkollë s’ka kuptim. Ne drejtohemi nga të paditurit. Dhe nëse nuk ngrini zërin për fëmijët tuaj, nuk jam me ju. Tung", shkruan Kristo.



Shtuar më 16/09/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori