Profesori amerikan flet për minishengenin: Po dëmton interesat e Kosovës
Profesori amerikan, Edward Joseph ka komentuar minishengenin ballkanik të mbajtur ditën e djeshme në Tiranë. Ky takim ka ngjallur reagime të shumta për shkak edhe të mungesës së Kosovës dhe prezencës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Shumë analistë e politikanë kanë sulmuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur. Për këtë ka folur edhe profesori amerikan në një intervistë për “RTK”. Joseph, i cili është një njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, ka deklaruar se Edi Rama po dëmton interesat e Kosovës me këto lëvizje, ndërsa ka shtuar se duhet gjendur aryseja se pse po e bën këtë gjë.

“Besoj se kjo pyetje zgjon shumë më shumë interesim kur bëhet në raportin me Edi Ramën, se sa nëse bëhet në lidhje me Vuçiçin. Tek Vuçiç është e qartë: të izolojë Kosovën. Pra, nëse Beogradi mund të kultivojë raporte më të afërta me Tiranën si dhe Kosova nuk është pjesë e atij ekuacioni, atëherë kemi izolim të Kosovës. Pra nga këndvështrimi i Beogradit është një taktikë e qartë.

Pyetja reale është, pse e bën Rama këtë dhe si strukturat politike në Shqipëri e lejojnë Ramën, që të veprojë në atë mënyrë që të dëmton interesat e Kosovës, kjo është pyetja e duhur”, ka deklaruar Edward Joseph.
Shtuar më 22/12/2019, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori