Lajme të mira vijnë nga Universiteti i Oksfordit për prodhimin e një vaksie që mund të jete gati në shtator, sqaron
profesoresha që drejton ekipin.
Profesoresha Sarah Gilbert i tha BBC sot se testimet klinike të
vaksinës">
vaksinës do të fillojnë shumë shpejt dhe se proceset e prodhimit duhet të vihen në lëvizje me shpejtësi.
Sipas saj, duhet te nise prodhimi i sasive të mëdha të
vaksinës">
vaksinës.
“Nuk është e pazakontë që kompanitë të fillojnë të prodhojnë një vaksinë të re para se ta dinë me siguri
nëse funksionon. Askush nuk dëshiron që të jetë në një pozicion kur kemi gati një vaksinë që
funksionon, por më pas të mos kemi vaksina për t’u përdorur. Sa më shpejt të nisë puna, aq më shpejt do jemi në gjendje të arrijmë shkallën e miliarda dozave”.
Ne fund ajo ka thene se “Kjo ndoshta nuk do ndodhë këtë vit, por
nëse fillojmë punën tani, do të arrijmë aty vitin tjetër”.
Shtuar më 13/04/2020,
ora 10:12