Ministria e Arsimit Besa Shahini ka reaguar në lidhje me çështjen e nënshkrimit të
diplomave të cilat kohët e fundit kanë paraqitur ankesa për mos-lëshimin e tyre ndaj
studentëve të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
MASR ka lëshuar një urdhër për ti lëshuar menjëherë
diplomat ndërsa lajmëron se studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që sipas saj, nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT
Reagimi i plotë:
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), pasi u njoh me problematikën e mos-lëshimit të
diplomave të
studentëve të Fakultetit të Ekonomisë (UT), përmes një shkrese të ministres ka kërkuar që UT të lëshojë menjëherë
diplomat e
studentëve.
Studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT. MASR nënvizon se e drejta e
studentëve prevalon mbi çdo mosmarrëveshje të brendshme të UT që ka shkaktuar këtë vonesë të papranueshme në diplomimin e
studentëve.
Gjithashtu, bëhet me dije se nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës janë nënshkruar disa nga
diplomat, që numrat e matrikullimit të
studentëve janë lëshuar me të njëjtën procedurë sikurse ajo e kundërshtuar nga Rektori i UT, i cili është një veprim selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi.
Përfundimisht, MASR kërkon pajisjen e
studentëve që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike me
diplomat përkatëse, menjëherë!
Shtuar më 26/06/2020,
ora 10:27