Probleme me zemren, Rama shtrohet me urgjencë në spital
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shtruar mbrëmjen e sotme në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.

Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.

"Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet", thoshte Rama nga Berati shkruan syri.net.

Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt shkruan syri.net.

Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.

E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruarspital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër.
Shtuar më 20/03/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori