E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Probleme me skandencën, kthehen mbrapsht tonelata me lëng "Fructal" dhe kripë Himalajesh (FOTO LAJM)

AKU-ja njoftoi sot se ka bllokuar në Pikat e Inspektimit Kufitar Morinë, Hani i Hotit dhe Durrës, katër ngarkesa me produkte: lëngje frutash, pije energjike dhe kripë.

Nga kontrolli i një ngarkesë me 20.4 ton lëngje frutash, nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri nga "ALFA sha", u konstatua se produktet nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore për jetëgjatësinë: produkteve i’u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë. Për këtë arsye, AKU ndaloi hyrjen e mallrave në Shqipëri dhe urdhëroi kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.

Nga kontrolli mbi një ngarkesë me 2.7 ton “Kripë Himalaje”nisur nga Maqedonia me qëllim tregtimin në Shqipëri nga subjekti "Lindi AL", për t'u përdorur për konsum human, u kontrollua për jodin dhe u konstatua se produkti kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues: nuk kishte raport-analizë të vlefshme për nivelin e jodit si dhe etiketa nuk përcakton saktësisht përmbajtjen e jodit. Për rrjedhojë, AKU ndaloi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe urdhëroi kthimin e saj në vendin e origjinës.

Nga kontrolli në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit në një ngarkesë me 4043 kg pije energjike Red Bull, produkti vinte nga Rumania dhe importohej nga Barcen Distribution shpk, u konstatua se produkti nuk plotësonte kërkesat ligjore të importit: kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues.

AKU bllokoi fillimisht ngarkesën dhe i kërkoi subjektit plotësimin e dokumentacionit shoqërues. Pas kalimit të afatit kohor për plotësimin e mangësive në dokumentacion dhe në kushtet kur subjekti nuk paraqiti dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar sigurinë e produktit sipas kërkesave ligjore të importit, AKU urdhëroi kthimin e produktit në vendin nga ku është importuar.

Nga kontrolli i ushtruar në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës në një ngarkesë me 21 ton kripë, produkt me origjinë nga Gjermania importuar për konsum human në Shqipëri, u konstatua mospërputhje e kërkesave për jod dhe rezultoi se etiketa e produktit kripë nuk përmbante të dhënat kryesore si: niveli i jodit, data e skadencës dhe e prodhimit. Për këto arsye, Aku vendosi masën administrative “Bllokim Produkti” për sasinë 21 ton kripë dhemasën administrative “kthim në vendin e origjinës ” së produktit.
Shtuar më 11/06/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori