Pritet të arrestohet, Sokol Bode mund të jetë larguar drejt SHBA-ve
Pëlqej
Një prej zyrtarëve të lartë të policisë prej të cilëve është lëshuar urdhër arresti dyshohet të jetë larguar drejt SHBA-ve.

Sokol Bode, ish-shefi i policisë kufitare të Dhërmiut mund të jetë larguar për në Amerikë.

Pas publikimit të fotos me Habilaj-t ai u largua nga Policia e Shkodrës, ku shërbente pasi la detyrën e shefit të policisë kufitare në Dhërmi.

Ka dyshime që Bode të jetë larguar drejt SHBA-së fill pas publikimit të kësaj fotoje. Sidoqoftë kjo mbetet për t’u konfirmuar, njofton lapsi.al

Për momentin nuk dihet ende kur do të ekzekutohen tre urdhër arrestet e Prokurorisë. Veç Sokol Bodes ka mandat arresti edhe për Jaeld Celën, ish drejtorin e policisë Vlorë dhe Gjergj Kohilën, shefin e krimeve të Vlorës. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori