Prishen ekuilibrat/Meta i turret ambasadorit Lu: Unë nuk bëj lojë
Kreu i Kuvendit ka thënë sot gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend se beson në gjetjen e një marrëveshjeje.

Ai iu drejtua ambasadorit amerikan, Donald Lu, që po ndjek punimet së bashku me Vlahutin nga lozhet e sallës, ku e garantoi për votat e LSI-së për Reformën në Drejtësi.

“Dua t’i them ambasadorit amerikan, mos dëgjo lartë e poshtë që Meta bën lojë!

Ilir Meta nuk bën lojë! E kam thënë që të 20 votat e LSI-së do të jenë për reformën, por duhet konsensus dhe e vetmja mënyrë për të gjetur konsensus është sipas Venecias”, tha ai.

“Besoj tek përgjegjshmëria e Edi Ramës që ka qenë më konstruktivi në këto bisedime dhe besoj shumë tek përgjegjshmëria e Lulzim Bashës”, u shpreh ai.

Më pas Meta la seancën nën drejtimin e Valentina Leskajt dhe ftoi ambasadorin Donald Lu që së bashku të sqaronin disa çështje me Lulzim Bashën.

Pak minuta pas kësaj ftese, Meta, Lu dhe Vlahutin iu drejtuan Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me Lulzim Bashën. /albeu.com/





Shtuar më 21/07/2016, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori