Prindërit gjejnë djalin 24 vjeçar të pajetë, 1 natë më parë kishte dalë me shokët
Nje ngjarje e rende per nje familje shqiptare ne Itali. Prinderit kane gjetur te vdekur ne
dhome djalin e tyre vetem 24-vjecar. Mediat italiane shkruajne se prinderit gjeten te pajete ne
dhome djalin e tyre Aldi Cala.
Sic kane treguar ata per policine, djali e kishte kaluar mbremjen me shoket dhe ishte kthyer
vone. Keshtu qe ata vendosen te mos e bezdisin dhe ta linin te flinte deri
vone. Por, kur kane pare se ai nuk po dilte nga dhoma, edhe nderkohe qe kishte kaluar shume kohe e ishte bere pasdite, hyne ne
dhome ta shihnin.
Ata e thirrën, pastaj iu afruan shtratit. Fatkeqësisht, i riu nuk u përgjigj. Zemra e tij kishte kohë që kishte ndaluar së rrahuri. Ata menjëherë dhane
alarmin dhe
kerkuan ndihme, moren 118 dhe menjehere ne vend mberriti ambulanca. Gjithcka ishte e kote, pasi mjeket vetem konfirmuan qe ai kishte nderruar jete.
Nuk dihen shkaqet, per te cilat pritet ekzaminimi mjeko-ligjor. Dyshimet e para jane per nje vdekje te natyrshme, pasi prinderit kane treguar se ai bente nje jete te rregullt, nuk pinte as alkool e as substanca te tjera. Megjithate priten te dhenat e autopsise.
Shtuar më 06/10/2019,
ora 13:34