Prindërit e kryqëzuan për ushqimin e fëmijëve, Blerina përgjigjet publikisht
Pëlqej
Blerina Bombaj u vu në qendër të kritikave këto kohë në media dhe rrjete sociale, për shkak të hartimit të menusë në çerdhe dhe kopsht.

Prindërit ishin shumë të revoltuar nga ky ndryshim duke e shprehur pakënaqësinë e tyre hapur.

Për këtë dietologia e njohur Blerina Bombaj është ftuar në News 24, ku dhe u është përgjigjur pyetjeve të prindërve.

Bombaj shtoi se në menunë e propozuar nga vetë ajo ka qenë dhe peshku, por menuja është ndryshuar.

“Unë nuk jam dakord që nuk u vendos peshku, por nuk ishte zgjedhja ime, m’u propozua. Menuja nuk është vegane. Mishi është vendosur përditë tek latantët 6 deri në 12 muajsh që kanë një rritje më të vrullshme se mosha më e madhe. Anemia është më e shpeshtë në këtë moshë. Nga 1 deri në 12 vjeç nuk janë aq shumë prioritet nevojat për hekur. Por hekur kanë dhe ushqime të tjera bimore, jo vetëm mishi.

Bombaj sqaron po ashtu se trahanaja dhe tërshëra nuk janë pjesë e një diete të caktuar.

“Tërshëra është një drithër që ka kalori sa drithërat e tjerë, ka hekur, ka atë që e ka më të çmuar, fibra të cilat kanë efet në aparatin tretës të fëmijëve që janë shumë të rëndësishëm për imunitetin tonë. Ka vlerë të jashtëzakonshme si produkt”, shtoi më tej Blerina Bombaj.
Shtuar më 24/02/2018, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori