Prindër kujdes! Ja çfarë shkaktojnë video-lojrat te fëmijët tuaj
Video-lojërat janë bërë pjesë e pandashme e shumicës së fëmijëve ditët e sotme.

Prindërit duke pasur angazhime i lënë për kohë të gjata fëmijët para ekraneve dhe Video-lojrave te tipit "Playstation", por kjo nuk ëhstë aspak një gjë e mirë, pasi sipas një studimi të fundit, rezulton se këto paisje argëtuese, shkaktojnë agresivitet tek të rinjtë.

Ky zbulim ka ardhur pas një studimi ndërkombëtar ku morën në shqyrtim 17.000 adoleshentë të moshave nga 9-19 vjeç gjatë periudhës kohore nga viti 2010 deri në vitin 2017 ku janë përfshirë 24 vende midis tyre Kanadaja, Gjermania, Japonia dhe SHBA.

Në bazë të dhënave u arrit në përfundimin se video-lojërat shkaktojnë rritje të agresionit fizik në bazë të përdorimit të tyre.

Këto rezultate janë botuar nga 'Proceedings of the National Academy of Sciences' të hënën, përfshinin 24 vende midis tyre Kanadaja, Gjermania, Japonia dhe SHBA.

"Megjithëse asnjë projekt i vetëm kërkimor nuk është përfundimtar, hulumtimi ynë synon të japë përgjigjet më aktuale dhe bindëse ndaj kritikave kryesore mbi këtë temë,"- tha autori kryesor i studimit, Jay Hull.

"Bazuar në zbulimet tona, ne mendojmë se është e qartë se luajtja video-lojërave të dhunshme është e lidhur me rritjen e mëvonshme të agresionit fizik." /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2018, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori