Princi Charles rezulton pozitiv ndaj koronavirusit
Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin e ka konfirmuar Shtëpia Mbretërore, ku me anë të një deklarate thuhet se 71 vjeçari deri më tani ka shfaqur vetëm simptoma të lehta.

“Ai ka shfaqur simptoma të lehta, por gjithsesi vazhdon të ketë shëndet të mirë dhe po punon nga shtëpia gjatë ditëve të fundit”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij 72-vjeçare Camilla ka rezultuar negative për koronavirusin ndërsa çifti ndodhen të vetë-izoluar në Skoci.
Shtuar më 25/03/2020, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori