Princ William flet për herë të parë për vdekjen e Princeshë Dianës (VIDEO)

Pas gati 22 vitesh nga vdekja e Princeshës Diana, Princ William ka vendosur të flaës për herë të parë se çfarë ndjeky kyr nëna e tij u largua nga kjo botë.

Duka i Kembrixhit u shpreh se është dhimbje e pakrahasueshme. Princi William bëri zbulimin në një dokumentar të BBC TV për shëndetin mendor.

Ai shtoi se njerëzit duhet të flasin për gjendjen e tyre emocionale pasi 'nuk jemi robotë'.

"Mendoj se kur ngel jetim në moshë të vogël, në çdo kohë, por veçanërisht në moshë të vogël, ndjen dhimbje si asnjë dhimbje tjetër,"-tha William.

Ndërsa shtoi: "Dhe ju e dini se në jetën tuaj do jetë shumë e vështirë të përballeni me dhimbje më të madhe sesa ajo."
Por Princi Ëilliam tha se ngjarje të tilla të bëjnë të lidhesh më shumë me njerëz që kanë përjetuar të njëjtën dhimbje.

"Kjo ju sjell afër njerëzve që kanë humbur një njeri të dashur. Kur dëshiron të flasësh me dikë, ti mund ta shikosh në sytë e tyre."

Këto deklarata nga Princi William u bënë në mënyrë që njerzit të nxiten për të folur hapur për gjendjen e tyre emocionale.
Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në 1997 në moshën 36 vjeçare.
Shtuar më 20/05/2019, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori