Prifti: Nuk më trembin kërcënimet e avokatëve të djallit
Dritn Prifti
Pas deklaratave të avokatëve mbrojtës të Iilir Metës ka ardhur edhe reagimi i Dritan Priftit. Ai është shprehur se nuk trembej nga deklaratat e avokatëve se do ta padisnin atë për shpifje.

Ai ka rideklaruar edhe njëherë tjetër se ekspertët shqiptarë kanë gënjyer opinionin publik duke shtrembëruar drejtësinë.

“Nuk më trembin kërcënimet e avokatëve të djallit. Nuk më tremb asnjë kërcënim në botë. Ekspertët e videos gënjyen publikun dhe shtrembëruan drejtësinë“, është shprehur Dritan Prifti.

Dritan Prifti reagoi pas deklaratës së avokatëve mbrojtës së Ilir Metës, të cilët theksuan se Prifti ka shpifur në pretendimet e tij për një takim të mundshëm midis përfaqësuesve ligjor të Metës dhe tre ekpertëve shqiptarë të video-përgjimit Meta-Prifti, një ditë para se Gjykata e Lartë të jepte vendimin mbi cështjen, ndërkohë që kanë akuzuar Priftin se po ndërmerr një komplot politik ndaj ish kryetarit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori