Prifti: Dorëheqjen ia komunikova Berishës
Dritan Prifti
Ministri i ekonomisë Dritan Prifti në një konferencë për shtyp ka bërë publike dorëheqjen e tij nga ky post. Sipas tij arsyeja e largimit të tij nga posti i ministrit është pas ndryshimeve të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

"Ditën e djeshme kam kontaktuar me kryeministrin Berisha të cilit i kam ofruar dorëhqjen time për t'i hapur rrugë dekretimit të ministrit të ri nga presidenti" theksoi Prifti duke shtuar se i është mirënjohjes kryeministrit Berisha që i besoi këtë dikasterë të rëndësishëm si dhe LSI-së që e ngarkoi me këtë detyrë.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij ai ka pasur presione të shumta si dhe kërcënime për jetën e tij dhe të familjes së tij
"Kam dhënë maksimumin tim edhe pasi kam pasur kërcënime për jetën dhe familjen time dhe për këtë kam bërë edhe padi në prokurori" theksoi Prifti duke shtuar se do të vazhdojë të kontribuojë në politikë dhe do të jetë aktiv në sallën e Parlamentit.

Ai gjithashtu Prifti ka zbardhur një sërë deklaratash të disa nga përfaqësuesve të LSI-së në mbledhjen në të cilën u vendos për largimin e tij duke shprehur edhe keqardhjen për mosprezencën e tij.
"Nuk mund ta mohoj qefmbetjen për mosprezencën time në mbledhjen e LSI-së si dhe me deklaratën e sekretarit të partisë Luan Rama i cili ka deklaruar se LSI-ja do të presë si do të përfundojnë hetimet për deklarimin e pasurisë time" shtoi më tej Prifti.

Gjithashtu ministri Prifti ka bërë një rezume të përgjithshme të rezultateve të arritura nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në kohë kur ai ka drejtuar këtë ministri.

Ndërkohë ministri Dritan Prifti u bë pjesë e ndryshimeve në qeveri të kërkuara nga LSI-ja. Dje kryeministri Sali Berisha pranoi propozimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta për të pranuar largimin Priftit dhe emërimin e Metës në krye të ekonomisë, ndërsa në krye të diplomacisë shqiptare u vendos Edmond Haxhinasto.
Shtuar më 14/09/2010, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori