Prifti bëhet pishman për videot: Humba unë
Pamje nga videoja Prifti-Beqiraj
Dritan Prifti deklaroi dje, gjatë një interviste televizive se është bërë “pishman” për publikimin e videos. Në emisionin “Debat”, të gazetarit Alfred Peza, Prifti rrëfen se me Ilir Metën edhe mund të bashkëpunojë në një llogore, por jo pjesë e një formacioni politik.

"Për të qenë plotësisht i sinqerisht, jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnjëlloj pishmanlliku, tani kam sepse nuk ndodhi asgjë. Vendimi i Gjykates është i pakontestueshëm. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë nuk pata asnjë deklaratë pas shpalljes së vendimit, nuk pata asnjë koment, pasi nuk ke çfarë thua për një vendim të tillë".

"Edhe Meta edhe unë jemi politikanë dhe politikanët shohin përpara. Unë e shoh që Meta, të paktën çfarë ka deklaruar, e ka lënë të shkuarën prapa, unë jam në të njëjtën gjatësi valësh. Ta lëmë të shkuarën prapa dhe të shohim prapa. Unë i kam parë dhe vlerësuar qëndrimet e tij të zbutura ashtu siç jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Unë kam deklaruar që me Ilir Metën kam pasur 10 vjet bashkëpunim dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të jetë një lloj normaliteti. As e kam futur unë Ilir Metën në politikë dhe nuk qëndron në politikë prej një vote që kam unë, dhe as më ka futur ai e nuk qëndroj në politikë prej tij", u shpreh me tej Prifti. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori