Presidenti serb anulon vizitën në Vatikan pas defektit në avion
Presidenti serb Nikoliç ka anuluar vizitën e tij për në Vatikan, për shkak të një defekti në avionin që po udhëtonte.

Televizioni serb "B92" raporton se aeroplani i presidentit serb Tomislav Nikoliç që po udhëtonte mëngjesin e sotëm, i është dashur të kthehet në Beograd për shkak të një defekti në një prej motorëve të tij.

Aktualisht nuk dihen ende më shumë detaje në lidhje me incidentin. Ai pritej të takohej me kreun e Kishës Katolike romake, Papa Françeskun. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori