Presidenti Meta nis kunsultimet me partitë e djathta për datën e re të zgjedhjeve
Pas vizitës së tij në Kosovës, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thërritur në godinën e Presidencës krerët e partive politike të djathta të opozitës.

Pritet që takimi të zhvillohet për të diskutuar në lidhje me krizën politike dhe për caktimin e një date zgjedhjesh. Meta do të zhvillojë takime me të gjitha forcat politike për të rënë dakort me palët mbi vendosjen e një date për zgjedhje lokale, të cilat Presidenti i anuloi me anë të një dekreti ditën e hënë.

Aktualisht partitë në takim me Metën përfshijnë Partinë Agrare Ambientalishte të Agron Dukës, PBDNJ-në e Vangjel Dules, LZHK-në e Dashamir Shehit, Agron Madhi i Republikanëve.
Shtuar më 12/06/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori