Presidenti Meta dekreton datën e zgjedhjeve të përgjithshme (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 25 prillin 2021 si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Vendimi për dekretim erdhi dy ditë pasi kreu i shtetit zhvilloi konsultime me partitë politike.

Në dekretin e publikuar sot, kreu i shtetit thotë:

"Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja "gj”" dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.
Shtuar më 06/09/2020, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori