Presidenti Ivanov: Ja pse e mora këtë vendim
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka vendosur që publikisht të flasë para kamerave lidhur me vendimin e tij të fundit për të falur politikanët të cilët ishin në proces hetimi.

Gjatë bisedës me gazetarë të ndryshëm, Ivanovi e krahason këtë vendim të tij me amnestinë e shpallur në vitin 2001 për ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke shprehur publikisht mbështetjen e tij edhe për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), si edhe kërkon që të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Ivanovi më tej shprehet se që nga dita e parë si kryetar shteti, interesin shtetërorë e ka patur në rend të parë dhe se me këtë vendim ka rrezikuar gjithçka, vetëm duke pasur si qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza e tanishme politike, dhe si pasojë po vuan edhe ekonomia e vendit, biznesi, etj.

Ivanovi atyre qe e kundërshtuan këtë vendim u thotë se kanë mundësi ta sfidojnë përmes rrugëve të duhura, duke shtuar se historia do të tregojë nëse ka vepruar drejtë dhe nëse e ka mbrojtur interesin shtetërorë.

Një nga pyetjet e njërit prej gazetarëve drejtuar presidentit ishte nëse ka patur mbështetje nga ndërkombëtarët për këtë vendim, se ku i mori të dhënat për të falurit dhe përse nuk i fali edhe të dënuarit e rastit ”Monstra” dhe ”Sopoti” për të cilët ka dëshmi se janë të pafajshëm, kryetari Ivanov dha disa përgjigje të paqarta, ndërkaq nuk u përgjigj aspak në pyetjen rreth rastit ”Monstra” dhe ”Sopoti”./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2016, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori