Përfshihet nga flakët anija turistike me 271 persona në bord (VIDEO

Një zjarr ka rënë në anijen turistike me 271 persona në ishullin indonezian Bali.

Për një arsye që nuk dihen ende, zjarri që filloi rreth orës 15:30 me orën lokale, anija u rrethua nga tymi, ekipet e rojës bregdetare dhe anijet e reagimit mbërritën në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër.

Sipas deklaratës së burimeve lokale, disa pasagjerë u shpëtuan duke u hedhur nga anija, me 35 ekuipazh dhe 236 pasagjerë në bord, ndërsa të tjerët u evakuuan me anije shpëtimi.

Ndërsa mësohet se të gjithë pasagjerët janë evakuuar, zyrtarët lokalë kanë deklaruar se fatkeqësia është shmangur pasi ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje brenda gjysmë ore.

Mësohet se po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit./albeu.com


Shtuar 16.11.2022 20:54