Presidenti i Këshillit të Evropës sot në Tiranë, zbulohet axhenda
Një muaj para se vendet e Bashkimit Europian të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do vizitojë sot Tiranën për rreth 2 orë.

Në axhendën e tij është parashikuar vetëm një takim në orën 15:00 me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për të gjitha detyrat të cilat duhet të plotësojë vendi ynë për të marrë një përgjigje pozitive.

Në këtë session të ri politik, mazhoranca po kërkon që të ulet në tryezë me pakicën jashtë parlamentit.

Pas takimit me sekretarin e Shtetit Parlamentar të Gjermanisë, Christian Lange, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i kujtoi PD se ka ende kohë që të ulet në karrigen bosh në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Shtuar më 17/09/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori