Presidenti grek mesazh të prerë Shqipërisë: Harrojini çamët!
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos ka deklaruar edhe njëherë publikisht se Shqipëria duhet të heqë dorë nga camët.

Siopas tij, Athina është pro integrimit të në Be, por duhen respektuar minoritetet.

"Greqia nuk është kundër perspektivës europiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë.

Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia” deklaroi ai gjatë vizitës në Malin e Zi. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori