PRIMARET/ Përveç Vorës, Komisioni i Rithemelimit shpall kandidatët edhe në 4 bashkitë e tjera

Grupi i Sali Berishës në zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Lushnjes do të kandidojë me Elton Banon.

Në mbyllje të “Primareve” që u zhvilluan sot, demokratët në Lushnje votuan për Banon, i cili kishte përballë Arben Zaimin, Eurion Iljazin dhe Indrit Qerimin.

Tashmë mbetet për t’u zyrtarizuar formula me të cilën Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e pjesshme, koalicion apo si i pavarur.

Sot u përcaktuan kandidatët edhe në Shkodër, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Durrës.

Partia Socialiste do ta shpallë ditën e martë kandidatin për bashkinë e Lushnjes.

Kandidatët e Sali Berishës
Lulzim Vrana- Vorë
Premtim Kryemadhi-Dibër
Hekuran Xhani-Rrogozhinë
Ardian Muka-Durrës
Elton Bano-Lushnje