Atentati mafioz ndaj Hekuran Billës, shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e vrajes së Hekuran Billës dy netë më parë tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Abcnews.al bëjnë me dije se fill pas vrasjes së mbrëmshme, policia ka shkuar për të verifikuar familjen Prel Markut në Shkodër, të riut që u vra nga Billa në vitin 2006 duke i gjetur të gjithë aty përveç të vëllait.

Siç bëjnë me dije burime policore, vëllai i tij është duke u kërkuar për t’u marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen për të verifikuar nëse është autori, porositësi apo nëse ka ndonjë alibi që nuk e lidhin me çfarë ndodhi.


Shtuar 13.06.2020 07:40