Presidenca sqaron deputetët e PD, për kompetencat e Presidentit
Pas deklaratës së grupit parlamentar të partisë Demokratike ka ardhur edhe ragimi i presidencës. Në një deklaratë shtypi, presidenca ka sqaruar sot kompetencat e presidentit për emërimet në institucione bazuar sipas Kushtetutës së vendit.

Sipas deklaratës së hartuar nga këshilltarët juridikë të presidentit thuhej se
Presidenti i Republikës gjatë gjithë vepritmarisë së tij ka qenë konsekuent në zbatim të kompetencave të tij e në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe në asnjë rast, Presidenti i Republikës nuk është gjendur nga Gjykata Kushtetuese në kundërshtim me këto dispozita.

“Vendimi i Gjykatës Kushteutese nr. 2 datë 19.01.2005 në tërësinë e tij i është përgjigjur kërkesës së paraqitur para saj se cila është përgjegjësia, roli dhe pozicioni i Presidentit të Republikës dhe i Kuvendit të Shqipërisë në rastet e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Ky vendim ka përcaktuar në pjesën arsyetuese të tij se të dy institucionet, si Presidenti i Republikës ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë kanë përgjegjësi dhe rol të barabartë në rastet e emërimeve të tilla”.

Në lidhje me konfliktet që kanë lindur midis këtyre dy institucioneve, presidenca sqaron se institucionet, në këtë rast si Presidenti dhe Kuvendi, duhet të bashkëpunojnë, dhe jo të ndërhyjnë paraprakisht tek njëri-tjetri.
“ Asnjë nga institucionet nuk mund të ketë epërsi në vendimmarrjet e veta, pasi të tilla emërime kërkojnë bashkëpunim midis institucioneve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk bën fjalë për konsultime paraprake midis institucioneve, por për bashkëpunim institucional.

Në vlerësimin tonë vazhdon më tej deklarata, ky vendim i Gjykatës Kushteutese ka parasysh faktin se emërime të tilla nuk mund të bëhen vetëm nga njëri institucion dhe asnjëri prej të dy institucioneve nuk ka peshë apo rol më të madh në miratimin e tyre. Por, të dy institucionet, jo vetëm që kanë pozicionin e tyre kushtetues në ushtrimin e kompetencave të tyre, por cdo vendimmarrje e tyre, duhet të jetë e pavarur nga ndërhyrjet paraprake të njëri-tjetrit” shkruhej në këtë deklaratë.


Sipas presidencës kërkesa për dhënien e pëlqimit nga Kuvendi, nuk do të thotë një ndërhyrje paraprake të Kuvendit në zgjedhjet e Presidentit, por do te thotë se Kuvendi ka kompetencën për dhënien ose jo të pëlqimit.
Një debat i hapur i Kuvendit mbi dekretet e Presidentit të Republikës është i rëndësishëm, për t’i dhënë Presidentit informacionin e nevojshëm për arsyet e refuzimit të dhënies së pëlqimit, arsye të cilat do ta lejonin Presidentin, që në të ardhmen të dërgojë në Kuvend kandidatura të pranueshme nga Kuvendi.
Shtuar më 05/11/2011, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori