Dalin pamjet e aksidentit të frikshëm, momenti kur Eldi Allushi humb kontrollin dhe “fluturon” me “X6” mbi digë

Kanë dalë pamjet e aksidentit të frikshëm në Tiranë, ku 26-vjeçari Eldi Allushi fluturoi me makinën e tij tip BMW dhe përfundoi te diga e liqenit.

Siç shihet edhe nga video , mjeti luksoz BMW X6 që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Allushi ka qenë duke ecur në rrugën e “Kosovarëve” dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit me shpejtësi të lartë.

Mjeti ka marrë para gardhin dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Pas aksidentit, Allushi mori targat e makinës dhe braktisi mjetin. Policia njoftoi pas 6 orësh se kishte identifikuar sheoferin, por arrestimi i tij nuk është bërë ende.

Tiranë – Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

/Albeu.com/ 


Shtuar 22.08.2023 13:06