Premtimi i Braçes: Kush kërkon të ndërtojë banesën e dëmtuar nga tërmeti do marrë falas projektin dhe lejen
Zv.kreministri Erion Braçe ka premtuar se duke nisur nga dita e mërkurë, qeveria do të miratojë një ligj ose një VKM e cila do të mund të ndihmojë qytetarët që kërkojnë të rindërtojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Braçe u shpreh se kushdo që kërkon të ndërtojë banesën e tij të shembur apo të dëmtuar lejen e ndërtimit dhe projektin për të do ta kenë falas.

“I kam shkruar kryeministrit, ose me ligj ose me VKM, të mërkurën me mbledhjen e qeverisë kush është dëmtuar nga tërmeti dhe do të ndërtojë shtëpinë vetë lejen e ndërtimit e ka gratis bashkë me projektin pa paguar asgjë. Duhet bërë projekt, themele dhe mur tamam” tha ai.
Shtuar më 22/09/2019, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori