”Qau vetëm kur vdiq babai”, motra e Neritan Liçaj: Lotët janë për Shqipërinë

Shkrimtarja e njohur Elvira Dones ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas shoqërimit në polici të vëllait të saj Neritan Liçaj.

Ajo shkruan se e ka parë aktorin të qajë vetëm njëherë, kur vdiq babai i tyre.

Elvira shprehet se lotët e tij nuk janë për veten por për Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tij

“E di, është ditë e dielë për të gjithë. Por lërmini t’iu tregoj një gjë personale. Për shkak se shkrova për atë vend, ua tregova dhembjet. E doja. Tani shoh këto imazhe dhe vëllain tim në lot duke u larguar me pranga në duar, Po ju përkthej fjalët që i tha policëve: Çfrarë po bëni, kam 28 vitet të jetës sime aty brenda.”

E kam parë vëllanë tim të dashur duke qarë vetëm një herë: kur babai ynë vdiq.

Ai është një njeri i pastër, vëllai im, i sinqertë. Dy orë para arrestimit fola në telefon, ai ishte shumë i lodhur dhe i qetë. Tani shoh këto lot. Më në fund e liruan dhe unë qaj me të. E njoh mirë, nuk qan për veten e tij. Ai qan për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ata janë lotët e një njeriu të dashur,”- shkroi shkrimtarja.

Neritan Liçaj u shoqërua sot në polici dhe kur u lirua mbas disa orësh tha se sot nuk ishte mire dhe mes lotësh tha nuk mundej të fliste.

“Nuk jam mirë. Jo sot”!- Këto ishin pak nga fjalët që Liçaj u tha gazetarëve.


Shtuar 17.05.2020 12:33