Një 56-vjeçar është arrestuar ngjatë operacionit të koduar “
Lingota”, zhvilluar nga
Policia Kufitare Rinas, pas një hetimi 2-mujor, për goditjen e kontrabandës me
mallra të licencuar.
Sekuestrohet një sasi prej 4 kg e 660 gr e dyshuar si flori, pa dokumentacionin përkatës.
“
Policia Kufitare e Rinasit, në kuadër të Planit Operacional për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi 2-mujor, finalizuan operacionin e koduar “
Lingota” si rezultat i të cilit, u godit një tjetër rast i tentativës së kontrabandës me
mallra për të cilat paguhet akcizë dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ll., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të transportonte nga Shqipëria drejt Turqisë, një sasi floriri të dyshuar kontrabandë, shërbimet e Komisariatit
Rinas kanë koordinuar veprimet dhe kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin e dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A.Ll, i cili do udhëtonte drejt Turqisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre
lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kontrabanda me
mallra të licencuara”.
Shtuar më 11/11/2020,
ora 15:17