Prej 5 ditësh në intubim, COVID-19 i merr jetën efektivit të Policisë
COVID-19 i merr jetën efektivit të Policisë Rrugore, Munir Xhepa.

Xhepa ishte polic i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Efektivi kishte 5 ditë që ishte futur në intubim në një nga spitalet Covid në Tiranë.

Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve kishin humbur jetën në spital 17 pacientë si pasojë e Covid-19.

Shtuar më 03/12/2020, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori