Përballja live/ Nusja ia përplas në sy vjehrrës: U tregove kuçedër, i thua djalit jam gogol (FOTO LAJM)
Pas fjalës së vjehrrës në E diela shqiptare e cila mohonte çdo akuzë të bërë nga nusja e saj, Eglantina, mësuese në Kuçovë, ka ardhur përplasja e tyre live.

Me tone të ashpra ka vijuar debate mes tyre ku nusja, Eglantina i ka bërë thirrje vjehrrës, Natashës të mos i shkatërrojë familjen dhe marrëdhënien me djalin e e saj.


Natasha(vjehrra): Në rradhë të parë pse nuk u mendove para se të vijë në publik, Natasha të donte shumë, të kishte shoqe, pse ia bërë Argentinit këtë gjë, se mamaja dhe gjyshja e tij dolën në publik se haet nusja me vjehrrën.

Eglantina unë jam gati të jap celsat e shptëpisë dhe të rrish me burrin dhe djalin.

T’a gjeta punën dhe se doje punën në Sarandë. T’a gjej unë punën vetëm hajde pranë djalit, nuk e duron Kuçovën fëmija është mësuar në anën e detit, zgjidh dhe merr se nuk e largon më dot fëmijën nga babai dhe gjyshja.


Eglantina: Po të them për herë të fundit, ti je shkaktarja kryesoje që unë jam këtu sot dhe mua me vjen keq se erdha këtu se kemi shkuar mire, kemi qënë si shoqe, po ti e di shumë mirë që kam marrë kredi për ty.

Natasha: Skam pas nevojë për kredinë tënde, ti u largove nga fëmija jot

Eglantina: Ai është djali im

Natasha: E bëre fëmijën me gjakun tim

Eglantina: U tregove kuçedër, më more fëmijën

Natasha: Dështove dhe erdhe të më merrje fëmijën që kam rritur unë

Eglantina: Unë kam qënë 9 muaj në punë dhe këtë e ka vërtetuar gjykata

Natasha: Genjën, mashtron ke marrë leje kur ke qënë 6 muajshe.

Eglantina:Kreditë i kam marrë në Sarandë

Natasha: I ke marrë për prindërit e tu, jo për mua

Eglantina: Gjykata ka folur njëher dhe do të flasë sërish, duhet të mos harrosh, ai ka ardhur në jetë nga unë dhe Armando, dhe sdo bëhesh kurrë, nënë dhe baba sa të jem unë gjallë.

Kam ikur të hënën në kopësht dhe fëmija më thotë: “ti sje nëna ime, nëna Tasha m’ka thënë që t'i je gogol, por ti se ke kapelen e shëmtuar”.

Të lutem mos më shkatro fëmijën dhe marrëdhënien time me djalin.

Natasha: Ty stë vjen keq për fëmijën tënd e jo më për burrin. Ke kërkuar udhër mbrojtje për t'a larguar nga babai i tij.

Eglantina: Unë nuk komunikoj me Armandon, me merr me numër privat dhe nuk di numrin e babait të fëmijës tim.

Natasha: Nuk janë nënat si ti që si jep gji fëmijës së tij.

Eglantina: Pse sma jep fëmijën

Natasha: Ma ka dhënë gjykata./albeu.com/


Përballja live/ Nusja ia përplas në sy vjehrrës: U tregove kuçedër, i thua djalit jam gogol

Shtuar më 26/03/2017, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori