LIVE/ Seancë maratonë, Rama largohet sapo mbyll fjalën, opozita kërkon përgjigje për çështjen McGonigal

Sot po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare me fokus mocionin me debat të kërkuar nga opozita në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-agjenti të FBI-së McGonigal.

Seanca nisi me një minutë heshtje  për viktimat e krimit makabër që u vranë dje në Tiranë nga Dan Hutra.

Senaca e sotme do të jetë një seancë maratonë, pasi në dispozicion janë plot 24 orë për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit është akuzuar vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, teksa për disa seanca plenare nuk ka qenë i pranishëm.

Sot  u rikthye n ë Kuvend edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës, të  cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara pas tensioneve dhe debateve të forta.

Kujtojmë që në javët e kaluara Partia Demokratike ka protestuar jashtë Kuvendit, me një pjesë të deputetëve të përjashtuar.

Ndërkohë Kuvendi është shoqëruar me tensione dhe mazhoranca ka vijuar votimin e ligjeve, për të cilat opozita bën thirrje të anulohen, pasi procesi është kryer në parregullsi, me mungesa të deputetëve.

13:29- Çështja McGonigal, Balluku: Opozitës i djeg shpirti për drejtësinë amerikane, pse s’flisni për 21 janarin ?

Zv/ Kryeministrja Belinda Baluku foli sot në Kuvedn për akuzat e njëpasnjëshme të opozitës ndaj kryeministrit, Edi Rama, në lidhje me çështjen McGonigal.

Rama kauzohet për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, McGonigal. Në lidhje me këtë, Balluku tha se nuk ka asnjë provë konkrete dhe asnjë zkuzë për Ramën nga drejtësia amerikane.

Me ton ironizues, ajo tha se opozita interesohet më shumë për drejtësinë në SHBA, se sa drejtësinë në vendin tonë.
Ballkuku solli në vëmendje vrasjen e katër protestuevse në protestën e 21 janarit, ndësra akuzoi opizën për përgjimet e fundit të gardës.

Balluku: Pse nuk e linii drejtësinë të bëjë punën e saj. Tani keni kaluar oqeanin , keni filluar ti tregoni Amerikës si të vendosë drejtësi. E bëtë fije fije partinë, e kishit dhe e shkatërruat. Kalorësin e vdekur e keni në radhët tuaja. Akom sot po lajmë baltën tuaj. Nuk kemi asnjë interes se kush do të mbajë logon e partisë tuaj, zgjidhini si të doni. Pse të mbajë populli shqiprae në kurriz stresin tuaj të brendshëm. Vini këtu dhe bëui shpikje me filma të netflixit dhe akuzoni Ramën. Pasaportën diplomatike Dorian Duçkës nuk ia ka dhënë Edi Rama. E ka marrë për shkak të detyrës pasaportën dilomatike. Nuk e ka marrë nga Rama. Nuk ju pash tju digjet shqiprti për të vënë drejtësi për 21 janarin, por ju digjet shpirti për drejtësinë amerikane.

13:04- Aksidenti tragjik në Greqi, Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të viktimave

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, u mbajt një minutë heshtje për viktimat e kësaj tragjedie në Greqi.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ka ndodhur pak para mesnatës të datën 28 shkurt.

Nga aksidenti kanë humbur jetën mbi 40 persona, mes tyre dhe një shqiptar, ndërsa dhejtëra të tjerë kanë mnbetur të lënduar.

Greqia ka shpallur tre ditë zie për ngjarjen fatale, ndërsa ministri i Transporteve  Kostas Karamanlis, dha dorëheqjen.

12:28- Berisha paralajmëron Braçen: Sot nuk është dita, por do t’i them ca gjëra dhe për ty

Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh sërish se Rama është i përfshirë në skandalin McGonigal dhe se Komisioni Hetimor Parlamentar do të ngrihet.

“Nuk është e vërtetë, thotë Edi Rama, se gjykata Amerikane ka deklaruar për në akt padi se nga zyra e kryeministrit u bë porosia tek McGonigal për të hetuar kompaninë lobiste. Gjykata Amerikane nuk gënjen kurrë dhe ka cdo dokument. Ata kanë dokmentet se Ducka ia dha Nezës paratë për të shpërbyler kopaninë. Disponojnë cdo gjë. Prandaj kryetari juaj është një kufomë e pakallur politike. Le të mbështet tek ti Pandeli. Nuk bëhet kurrë me moral më. Ai që i fut mikut thikën, është për t’u hedh. Rrini me të, ne do jua heqim atë. Komisionin do ta ndërtojmë, janë 100 mijë pyetje që shqiptarët duhet të dëgjojnë përgjigje”, tha Berisha.

Më pas paralajmëroi Erion Braçen: Nuk është rasti sot, por do të ketë një ditë tjetër që do të themi disa gjëra dhe për ty”.

12:28- “Saliu dhe Iliri humbës serialë, nuk votohen më”, Spiropali-Berishës: Të fala Lulit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentit ka ironizuar kreun e PD-së, Sali  Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për akuzat ndaj  kryeministrit Edi Rama në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen McGonigal.

Sot po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare me fokus mocionin me debat të kërkuar nga opozita në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-agjenti të FBI-së McGonigal.

Seanca nisi me një minutë heshtje  për viktimat e krimit makabër që u vranë dje në Tiranë nga Dan Hutra.

Senaca e sotme do të jetë një seancë maratonë, pasi në dispozicion janë plot 24 orë për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit është akuzuar vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, teksa për disa seanca plenare nuk ka qenë i pranishëm.

Gjatë sjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se nuk ka asnjë akuzë që fliet për kryeministrin. Edi Rama. 

Spiropali: Saliu dhe Iliri janë në të njëjtën varkë, lundrojnë në rrugët e Tiranës. Njëherë lundrojnë njëherë parkojnë, pastaj kërcënojnë se do bëjnë çd gjë në çdo cep të Shqipërisë. Si shpresë për t;u kthyer ata vetë, në kërkim të një kalendari… kët erë duan të bëjnë sikur besojnë se u ka rënë lotaria amerikane. Jo shkaku, por justifikimi, jo thelbi por arsyeja që i kanë larë duart me Shqipetarët. Se nuk i votojnë, tani mbështetet në argumentin që kanë korruptuar Amerikën. Ata shohin të njëjtin portret që i kanë pikturuar shqiptarëve. Vetëm një fantazi e shfrenuar, lidh lapsat me ngjyrat në Rsamnës, japrakët e foltores me milionat e korruptuarve. Vetëm dëshpërimi i tyre sjell fantazinë se do bëhen të dobishëm aty ku i kanë mbyllur derën si të korruptuar dhe minues të demokracisë. Të gënjesh dynjanë është mëkat por të gënjesh veten është marrëzi.

Ka dy dosje hetimore që kanë shkuar në Gjykatë dhe në asnjërën prej tyre nuk ka asnjë akuzë që flitet për kryeministrin. Këto dosje janë çështje të Amerikës dhe s’ka mbetur t’ja qani hallin ju. Janë takime konfidenciale. Ndërkohë që kryeministri në emër të Shqipërisë është aktor në marrëdhënie ndërkombëtare është non grata në dy anët e atlantikut e me gjasë edhe në ndonjë vend tjetër.

12:20- Debate në Kuvend për çështjen McGonigal, Berisha: Rama iku si hije, kufomë e pakallur politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se fjalimi i Ramës në Kuvend për plotë 45 minuta ishte një tentativë e kryeministrit për të fshehur të vërtetën për krimet që ai ka kryer në bashkëpunim me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal.

Berisha: Iku si hije, sepse ka kryer krime të rënda. Foli sot një kufomë e pakallur. Kam bexim se Uashington Post ka info të plotë mbi llumin e veoprimtarisë të McGonigal dhe Edvin Gonigal-it. Doli këtu dhe mendoi se do të mashtronte shqiptarët. Rama donte të mashtronte duke lexuar aktazkuzën. E pamunduir që jut ë mos keni kryer vepra të përbashkëta me Edi Ramën. Rama në 9 shtatir është takuar me McGonigalin në zyrë, e solli Duçka. McGonigalin dhe Nezën në syrën e Ramës i solli Duçka. Duçka është njeriu që Rama ka pajisur me pasaportë diplomatike. Rama u miqëusa shumë me të, sa që e mbante miqësinë e tij me agjentin sekrete. E ndante sekretin me Damianin. Me do ta krijojmë komisioinin hetimor, është detyrim kushtetues.

11:55- Rama u largua pas foli 45 minuta në Kuvend, Boçi kërkon ndërprerje të seancës: Pse trembet kryeministri

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kërkuar ndërprerje të seancës plenare për mocion debati me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit është larguar ng Kuvendi vetëm pasi ka qëndruar 45 minuta.

Rama foli në Kuvend për 14 herët që emir i tij është përmendur në dosjen për ish-agjentin e FBI-së McGonigal.

Luçiano Boçi: Ndërpriteni seancën deri në momentin që të vijë kryeministri. Kjo nuk është senacë parlamentare. Thirreni ryeministrin të paraqitet këtu e të japë përgjigje për dabatin. Kërkesa është të ndërpritet seanca.

11:55- “U soll si i pandehur”, Bardhi për Ramën: Nuk na tha ça ishte kjo dashuri e madhe e shefit të FBI

Deputeti demokrat Gazment Bardhi tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë sqarim në lidhje me skandalin “McGonigal”.

Bardhi u shpreh se Rama duhet të ishte një deputet i thjeshte dhe jo kryeministër, por fshihet pas imunitetit diplomatik që ja jep konventa e Vjenës

Pjesë nga fjala e Bardhit:

Siç e patë, erdhi foli 45 min nuk tha asgjë dhe iku. Cilido që priste përgjigje nga Rama, mori thjesht një lumë metaforash, sharjesh ndaj opozitës dhe asnjë sqarim mbi këtë vendim të drejtësisë amerikane.

Kur ngre akuza për kundërshtarët politik flet si prokuror, ndërsa kur ka akuza nga drejtësia amerikane thotë prisni drejtësinë amerikane.

Ai duhet të ishte një deputet i thjeshte dhe jo kryeministër. Ai fshihet pas imunitetit diplomatik që ja jep konventa e Vjenës.

Pranoi takimet, por nuk na tha ca ishte kjo dashuri e madhe e shefit të FBI me Edi Ramën. Pse nuk kishte kaq dashuri me kryeministrin e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës. Çfarë i lidhte në këtë marrëdhënie speciale zyrtarin e FBI me kryeministrin shqiptar?!

Dy persona e kanë korruptuar agjentin e FBI, Deripaska dhe Edi Rama. Të dy me një qëllim të përdorin fuqinë e FBI kundër kundërshtareve politikë.

Ai sot u soll si  i pandehur, zgjodhi të mos fliste për akuzat.

11:47- Rama “arratiset” sërish nga Kuvendi, largohet sapo mbyll fjalën

Kryeministri Edi Rama ka është larguar ng Kuvendi vetëm pasi ka qëndruar 45 minuta, ndërkohë që mocioni me debat sapo ka filluar.

Ai mori fjalën për çështjen ‘McGonigal’ dhe ai ka mohuar çdo bashkëpunim në kundërshtim me ligjin, megjithatë e pranoi se është takuar plot 14 herë me ish-agjentin e FBI, si është përmendur 14 herë në aktakuzë.

Pasi mbylli fjalën e tij, Rama u larguan nga salla e Kuvendit ndërkohë që nuk pranoi të merrej më me sqarime të tilla për opozitën.

Ku është krimi që unë kam ngrënë darkë me McGonigal? Ku është krimi që unë e kam takuar atë në Shqipëri? Të zezat e tua janë të zezat e te gjithëve. Jo vetëm që s’keni pikën e respektit për ata që ju dëgjojnë. Je i mbytur që mbyt. Jeni 2 muaj që kërkoni ku je, ku je. Në një nga takimet McGonigal më tha që të kem kujdes në lidhje me paratë ruse që futen në Shqipëri. Po të kisha më shumë informacion për paratë ruse në PD s’do i fshija”, tha Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

11:42- Rama: Nëse non-gratat do nxirreshin me lekë si byrekë nga sporteli i DASH, unë s’do të dilja dot nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama vazhdon fjalën e tij në Kuvend.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se opozita dëshinon të shqiptarët të besojnë një përrallë mitologjike, atë të aftësisë së tij për të penetruar në sistemet amerikane të sigurisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ndaloi as akuzat nga PD, për të cilën tha se ka lobuar në SHBA, duke eksportuar me kamion lobishtësh gjyle të panumërta në Uashington.

“Ju doni që shqiptarët të ngrihën në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë mitologjike të fuqisë time penetruese në të gjitha institucionet e sistemit të sigurisë amerikane, që i kam bërë të kërcejnë si të ishin ata barkderrat me flokë të lyera dhe me varse që hedhin valle në dasma me kartmonedha në ballin e djersitur dhe me ato kostumet Versace. Ju qofshi, seriozisht. Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë oas jush  me kuaj flokëkaltër dhe me autobus që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit ML, dhe disa persona të tjerë të lidhur me ta, që mbikëqyr europoli. Më thonë për tradhti kombëtare, që është akoma më e rëndë. Kam tradhtuar kombin se desha të eliminoj këta që eliminohet vetë këtu e dhjetë vjet, të shkatërroj demokracione duke përdorur FBI. Ta zëmë se e kam pëedorur FBI, kryeministri i një vendi miliongonë. Por nuk e kam këtë fuqi, e kam vetëm i zoti i Shtëpisë së Bardhë. Ku kam tradhtuar unë, kur jeni ju ata që keni marrë paratë ruse, jeni ju që i kani marrë. Fati i hetimit për këtë, atje matanë nuk dihet akoma, kurse këtu në Shqipëri ju i shpëtuat përgjegjësisë falë asaj  drejtësie që Gërdecin e mbylli si shpërthim teknikisht të gabuar dhe 21 janarin si histori vrasjesh pa autorë. Lavdi zotit për ju, që s’jam unë prokuror. Ka disa raste, historia është mësuesi më i mirë, që në vende jo demokratike dhe në vende që kanë qenë demokratike kur ka ndodhur masakra. Mos u nxitoni para kohe, para se koha të bëjë punën e saj”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri nuk ndali ironitë duke thënë se nëse non gratat të nxirreshin me lekë si byrekë nga sporteli i DASH, këtu vetëm Pandeli Majko kishte shpëtuar, ndërsa vetë as nuk do të kishte mundur të dilte nga banesa.

“Flasin dhe akuzojnë ata që kur ishin në qeveri, paguan miliona nga taksat e shqiptarëve për lobim në SHBA për të na goditur ne duke eksportuar me kamion lobishtësh gjyle të panumërta në Uashington. Sikur non gratat të nxirreshin me lekë si byrekë nga sporteli i DASH, këtu vetëm Pandeli Majko kishte shpëtuar nga ne që jemi këtëj, pa u damkosur. Imagjonini ku do ishte Fatmiri me Gramozin sot, bashkë me mua, po e po. Do ishim non grata, që s’do të dilnim dot nga shtëpia. Dolët ju nga Lana dhe mësuar se Amerikën e blika Edvin Kristaq Rama banues në Surrel. E paloska një Goni-Goni nga Tropoja dhe në fund e dyllokska një Dori Duçka që banon te kthesa e Tegut”, tha Rama

11:26- Rama përgjigjet pse i është përmendur 14 herë emri në dosjen McGonigal: Ku është krimi të darkosh me shefin e FBI-së

Rama po përgjigjet në Kuvend se pse është përmendur emri i tij 14 herë në dosjen e hetimit ndaj ish-agjenti të FBI-së, McGonigal.

Duke thënë me ironi se është i bindur që opozita do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale të 14 majit, Rama tha se synimi i tij është të pastrojë politikën e pistë dhe të mjerë që mban mbërthyer vendin.

Edi Rama: “Ndihem fajtor që nuk kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të politikës në vendin tonë. Ku gëlon gomarllëku, pisllëku, shejtanllëku. Kjo nuk është politika. Profesioni i saj më i degraduar. Politika është diçka krejt tjetër, e lartë dhe e dobishme për njerëzit. Për të bërë ndryshime që njeriu nuk i bën dot i vetëm.

Përtej fushatave elektorale, zor se do t’ua bëj këtë përballje se do të jem i angazhguar në kurimin e virusit në politikë”. Pas kësaj, kryeministri iu rikthyer çështjes McGonigal, ku pranoi takimet me ish-shefin e inteligjencës në FBI-së, por pyet se “ku është krimi dhe kompromentimi këtu”. “Përsëritet ditë e natë që Kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë. Dorjan Duçka ishte këshilltar i Jashtëm pranë meje në ato vite. Po kompromentimi në këtë fakt ku është?

Ish-shefi i kundërinteligjencës në New York më ka thënë lidhur me shoqëri ruse që mund të përdorin dhe të tjerë për të hyrë në sektorin stategjik të naftës. Po ku është kompromentimi këtu? Çfarë krimi janë dhuaratat simbolike që shkëlmbehen rëndom kur marrim vizita. Kur isha te zyrat e FBI-së në New York më dhuroi një kapele që e kam akoma. Pas takimit të shtatorit, e kam thënë, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e kundërinteligjencës së FBI-së. Ku është krimi? Takimi në Shqipëri/ Po, fakt! Ai është takuar me mua në Shqipëri. Pyetja mbetet, krimi apo kompromentimi ku janë këtu. Shefi i FBI-së nuk ma ka thënë kurrë dhe nuk ia kam kërkuar diçka të tillë. E di kufirin etik mes kryeminstrit dhe zyrtarit të lartë të shteteve të tjera.

E përsëris, ku është kompromentimi këtu?”A është krimi të kesh marrdhënie me shefin e FBI-së? Ku është krimi që unë kam ngrënë darkë me McGonigal? Ku është krimi që unë e kam takuar atë në Shqipëri? Të zezat e tua janë të zezat e te gjithëve. Jo vetëm që s’keni pikën e respektit për ata që ju dëgjojnë. Je i mbytur që mbyt. Jeni 2 muaj që kërkoni ku je, ku je. Në një nga takimet McGonigal më tha që të kem kujdes në lidhje me paratë ruse që futen në Shqipëri. Po të kisha më shumë informacion për paratë ruse në PD s’do i fshija.”

Sot po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë senaca plenare me focus mocionin me debat të kërkuar nga opozita   në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-agjenti të FBI-së McGonigal.

Seanca nisi me një minutë heshtje  për viktimat e krimit makabër që u vraën dje në Tiranë nga Dan Hutra.

Senaca e sotme do të jetë një seancë maratonë, pasi në disopzicion janë plot 24 orë për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit është akuzuar vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, teksa për disa seanca plenare nuk ka qenë i pranishëm.

Sot  u rikthye n ë Kuvend edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës, të  cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara pas tensioneve dhe debateve të forta.

Kujtojmë që në javët e kaluara Partia Demokratike ka protestuar jashtë Kuvendit, me një pjesë të deputetëve të përjashtuar.

Ndërkohë Kuvendi është shoqëruar me tensione dhe mazhoranca ka vijuar votimin e ligjeve, për të cilat opozita bën thirrje të anulohen, pasi procesi është kryer në parregullsi, me mungesa të deputetëve.

11:20- “Do të jetë viti i fitores tuaj”, Rama ironi me opozitën: Më 14 maj do të fitoni edhe Vlorën e Uashingtonin

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën, duke i thënë se zgjedhjet e 14 majit ata do t’i fitojnë.

Rama u shpreh se përveç tre bashkive më të mëdha, opozita do të fitojë dhe Vlorën bashkë me Uashingonin.

“Më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve të fundit, dhe jam i vetëdijshëm se ky vit i 10-të do të jetë viti i fitores tuaj më të madhe elektore të kësaj dekade. Jo vetëm më historike, por dhe më heroike. Më 14 maj, ku përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit që keni thënë se i keni në xhep, do të merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin. Prandaj unë ju hap rrugën përfundimisht, dhe dua t’ju them me zë të lartë sot për të gjithë shqiptarët, atë që prej kohësh më gërryen brenda meje; Ndjehem fajtor! Madje shumë fajtor që kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të arenës politike në vendin tonë. Ku gëlon shenjanbudallaëku, harbutllëku, maskrallëku, psillëku dhe gomarllëku”, tha Rama

11:03- “Mocion absurd”, Rama: Procesi gjyqësor ndaj McGonigal nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe mua

Kryeministri Edi Rama po flet në Kuvend në lidhje me çështjen McGonigal

“Kanal i ujërave të zeza, përpjeke për të shfrytëzuar një proces gjyqësor në SHBA që ska lidhje me Shqipërinë dhe mua. Një ish-agjent i FBI akuzohet për bashkëpunim me një oligark rus, ku hetimet kanë zbuluar dhe një sërë shkeljes së udhëtimeve ët tij në rajonin tonë, ku aktakuza shënon se ka vizituar Shqipërinë dhe më ka takuar dhe mua, pa treguar. Gjithashtu tregon se ka marrë dhe para nga një person A. Gjithashtu thuhet se ky person A ka marrë dokumente nga zyra ime. Porcesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër, përvec McGonigal. Kanë qenë faktet në aktaktuzën që i kanë kaluar SHBA. Pavarësisht nga hetimi i gjatë, në të tërë rreshtat e aktakuzës, nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër, përvec raportimit korrekt, që ai është takuar me mua dhe ka folur me mua për rrezikun rus”, tha Rama ndërsa e cilësoi mocionin absurd.

10:53-Mocion me debat për çështjen McGonigal, Berisha: Rama ka frikë, i ka hyrë lepuri në bark

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po kërkon llogari nga kryeministri Edi Rama, në lidhje me përmenjdjen e emrit të tij në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, McGonoigal.

Berisha tha se Rama duhet tu përgjigjet të gjitha pyetjeve, ndërsa theksoi se kryeministri ka kryer krim në bashkëpunim me McGonigalin.

Berisha: Skena e këtij parlmenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit qendron McGonigal. I ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që I ka bërë vetes. Ka kryer krime ndërkombëtare. I ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që s’doli aty, sepse nuk ka sit ë paraqitete para shqiptarëve për krimin e shmëtuar që ka kryer. Jam këtu për një seri pyetjesh. Duhet tu pëtgjigjesh 130 pyetjeve, jo 30.

10:49-Boçi flet për çështjen “McGonigal”, Rama i shkon pranë Pandeli Majkos dhe shpërthen në të qeshura

Kuvendi ka nisur këtë të enjte seancën marathon të mocionit me debat lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Mirëpo në momentin që deputeti democrat Luçiano Boçi po fliste për këtë çështje, Rama është “arratisur” nga vendi i tij dhe është ulur pranë Pandeli Majkos.

Në foto ai shihet duke qeshur, edhe pse nuk dihet se çfarë ka pasur kaq qesharake në fjalën e Boçit, apo çfarë po bisedonin dy socialistët.

10:29-Berisha insiston në ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal: Akti më i shëmtuar në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në Kuvend për procedurë, por është ndalur te kërkesa për Komision Hetimor në lidhje me çështjen Mc Gonigal.

Ai u shpreh se në këtë komision, një seri çështjesh do të marrin përgjigje në lidhje me atë që e quan një nga aktet më të shëmtuara në raportet Shqipëri -SHBA.
“Firmosi ¼ e deputetëve të parlamenti dhe kanë sjellë një kërkesë për Komision Hetimor për një nga aferat më tronditëse të kohës dhe implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin dhe agjentit ë FBI McGonigal si vrasës më pagesë kundër opozitës shqiptare. Veprimtaria Rama-Gonigal ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë dhe janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje. Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë problem të tmerrshëm. kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara në marrëdhëniet Shqipëri – SHBA. Më antiksuthetuese në historiën e një vendi. Dhe një grup super mafioz që përdori pushtetin e FBI për të gjobitur biznesmenë, tha Berisha.

10:17-Seanca maratonë, opozita bën lëvizjen e radhës, Rama mbërrin në Kuvend

Ndërsa pritet të nisë seanca maratonë me debat për çështjen McGonigal, deputetë e opozitës kanë kërkuar ndarjen e seancës maratonë, një pjesë do të jetë për mocionin me debat dhe pjesa tjetër për pyetje-përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama.

/albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 13:20

Tags: