PRAPASKENAT/ Cakaj i dorëzoi dorëheqjen por çfarë bëri Rama
Pëlqej
Ministri i Jashtëm në tentativë Genti Cakaj mbetet i padekretuar nga Presidenti Meta dhe tashmë që ka kaluar edhe 7-ditëshi i vendosur nga Kushtetuta rrugët e zgjidhjes së ngërçit janë edhe më të pakta.

CAkaj i ka dorëzuar Kryeministrit Rama dorëheqjen e tij, ndërkohë që do të mbetet në pozicionin e zv.ministrit të Jashtëm, shkruan Panorama.

Sipas të njëjtave burime dorëheqja i ka shkuar me shkrim kreut të qeverisë, i cili nuk e ka pranuar. Cakaj e argumentonte dorëheqjen e tij nga propozimi për ministër të Jashtëm si një mënyrë për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes institucioneve. Edhe ish-ministri i Jashtë, aktualisht kryetar i PDS-së, Paskal Milo, tha se Gent Cakaj e kishte dhënë dorëheqjen.

“Me sa jam në dijeni, zoti Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zoti Cakaj do mbesë në pozitën e zv.ministrit të Jashtëm”, – është shprehur Milo.

Shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici zbardh një pjesë nga takimin mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama.

“Gjatë bisedës që Presidenti Meta ka bërë me Kryeministrin Rama ditën e premte për të qartësuar pozicionin e tij në raport me zotin Cakaj, Presidenti i Republikës i ka propozuar Kryeministrit që, meqenëse zoti Cakaj pretendohet se është kaq i shkolluar dhe lexuar, mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër, por në këto kushte që ndodhemi ne nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente as edhe një çast për të vendosur një njeri si zoti Cakaj në pozicionin e ministrit të Punëve të Jashtme”, – deklaroi shefi i kabinetit, Arben Cici.
Shtuar më 12/01/2019, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori