“Unë dhëndër në PS”, Belind Këlliçi reagon për bashkëshorten: Se mos jam i vetmi…

Belind Këlliçi i cili do të garojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet vendore të 14 majit i është përgjigjur kritikës së njërit prej qytetarëve, i cili i vë në dukje faktin se partnerja e Këlliçit është pjesë e PS-së.

“Ky gjasme do fitojë kundër PS-së kur vetë ka marrë gruan tek një person që është në PS-së”, shkruan qytetari.

Nga ana tjetër, Këlliçi se nuk është i pari që ka partneren nga një familje me bindje të ndryshme politike. Ai përmend faktin që është njohur para 10 vitesh me Anën, dhe atëherë nuk e dinte që do kandidonte për kryetar bashkie kundër kandidatit të PS-së.

“Mos vallë unë jam personi i parë në Shqipëri që kam partneren që vjen nga një familje me bindje të ndryshme politike? Nëse unë jam i pari, atëherë paskam bërë krim të madh. kur jam lidhur para 10 vitesh, me thënë të drejtën nuk e dija që mund të kandidoja për kryetar bashkie një ditë. Tani që jam kandidat si t’ia bëj? Ta ndaj gruan? Ta bëj si në komunizëm me luftën e klasave? Si mendon ti?” thuhet në përgjigjen e Veliajt.

Belind Këlliçi është dhëndri i Ledi Shamkut dhe Artan Shkrelit. Ledi Shamku ka qenë deputete e Partisë Socialiste, si vullnet i Edi Ramës. Ndërsa vjehrri i Këlliçit, Artan Shkreli, është këshilltar i kryeministrit Edi Rama./Albeu.al/


Shtuar 5.01.2023 22:09